Lifestyle Love & Sex Sex

Studim/Çfarë ndodh me personat që shohin më shpesh filma pornografikë?!

Shumica e njerëzve e njohin të paktën një person që shikon rregullisht filma pornografikë, ose që fundja i shikojnë vetë. Një studim i ri ka treguar se të parit të filmave të tillë më shpesh se një herë në javë mund t’i shkaktojë njerëzit të mbajnë besime më të forta religjioze sesa ata të cilët shikojnë filma të tillë më rrallë.

Hulumtuesit thonë se kjo mund të jetë për shkak se ata tentojnë t’i kompensojnë ndjenjat e fajit me lutje. Samuel Perry ka analizuar të dhënat e më shumë se 1.300 amerikanëve përgjatë një periudhe mbi 6-vjeçare për të zbuluar se shikimi i filmave pornografikë shkakton besime religjioze me kohën.

Ata të cilët kanë parë filma pornografikë me shpeshtësi më të madhe duket se janë më religjiozë në aspektin sa shpesh bëjnë lutje dhe sa marrin pjesë në rituale fetare sesa ata të cilët shikojnë filma pornografikë në nivel mesatar.

Sa i përket arsyes se përse ndodh kjo, Perry ka dhënë shumë teori, por më e forta, sipas tij, ka qenë ajo e kompensimit të fajit me lutje. Në të gjithë botën, WhatsApp, Facebook, Instagram dhe Messenger u bënë të paarritshëm për orë të tëra më 4 Tetor. Për shumë prej nesh, ndërprerja e gjatë vërtet zbuloi se sa të varur jemi bërë në mediat sociale, duke na lënë pak kohë të lirë. Thënë kjo, çfarë bëtë atë mbrëmje? Pak joga? Ndoshta keni bërë një pikturë me bojëra uji? Apo thjesht patë pak porno?

Të dhënat pohojnë se shumë prej jush u drejtuan tek kjo zgjidhje e fundit. “Pornhub”, site-i me përmbajtje pornografike ka publikuar statistikat e asaj dite ku është vënë re një rritje me 10.5% në trafikun e faqes. E përkthyer në shifra të tjera, sipas punonjësve të “Pornhub Insights”, rreth gjysmë milioni më shumë persona e kanë vizituar faqen e njohur. Pra, kur njerëzve iu dha një mundësi për të qenë produktivë pa asnjë shpërqendrim, kjo është ajo që ata bënë.