Health & Beauty

Studiuesit zbulojnë arsyet se pse duhet t’i lejoni adoeleshentët të kalojnë më shumë kohë në telefon!

Ndryshe nga studimet e panumërta të publikuara që kanë paralajmëruar prindërit për adoleshentët e tyre që rrinë në orë të tëra në celular, studimi i bërë së fundmi zbulon të kundërtën. Koha që ata shpenzojnë me telefonat nuk është edhe aq e dëmshme në këtë studim bëhet e ditur se adoleshentët që përdornin telefonat e tyre për një deri në dy orë në ditë kishin një rrezik më të ulët të depresionit, problemeve me gjumin, stresit dhe varësisë ndaj alkoolit në krahasim me ata që nuk e përdornin fare telefonin.

Megjithatë, ata që harxhuan më shumë se katër orë në telefonat e tyre u përballën në nivele më të larta të këtyre problemeve të shëndetit mendor dhe abuzimit me substanca, pra një rrezik 22% më i madh se i përdoruesve të pajisjeve digjitale. Autorët u shprehën në studimin e tyre se:

“Për sa i përket qëllimeve sociale, një deri në dy orë kohë përdorimi i celularit ishte një armë mbrojtëse kundër tentativave për vetëvrasje. Nga rezultatet tona, përdorimi i telefonave për më pak se dy orë në ditë duket edhe i dobishëm për rezultatet e shëndetit mendor në krahasim me mospërdorimin e celularit fare.”

Midis viteve 2017 dhe 2020, rreth 50,000 të rinj koreanë iu përgjigjën dy pyetësorëve të ndryshëm, një për të vëzhguar shëndetin e tyre fizik dhe mendor dhe një tjetër për të vlerësuar kohën e përdorimit të telefonit. Studiuesit në Universitetin Hanyang të Koresë së Jugut përdorën të dhënat për të analizuar marrëdhënien midis përdorimit të telefonave dhe rezultateve shëndetësore, duke u përshtatur për faktorë të tillë si mosha, gjinia dhe statusi socio-ekonomik.

Teksa studimet e mëparshme kanë treguar se shumë kohë para ekranit mund të ketë efekte negative në shëndetin dhe mirëqenien e një përdoruesi, studiuesit zbuluan se sasi të vogla të përdorimit të telefonit mund të kenë efekte të dobishme. Ata zbuluan se dy orë ose më pak në celular për qëllime sociale mund t’i ndihmojnë adoleshentët të luftojnë vetminë dhe izolimin.

Krahasuar me adoleshentët që pohonin se nuk i përdornin telefonat e tyre për argëtim, ata që qëndronin në rrjetet sociale për më pak se dy orë në ditë kishin 30% më pak gjasa të stresoheshin, 27% më pak të rrezikonin të kishin probleme me gjumin, 38% më pak të prirë të ishin në depresion, 43% më pak mundësi për të tentuar për të vrarë veten dhe 47% më pak gjasa të abuzojnë me alkoolin.

Nga ana tjetër, në krahasim me mungesën e aktivitetit, adoleshentët që përdornin telefonat e tyre rreth dy dhe katër orë në ditë kishin 29% më pak gjasa të stresoheshin, 34% më pak të prirë të ishin në depresion, 27% më pak të prirë për të qënë të varur nga alkooli.

Megjithatë, më shumë se katër orë në ekran shfaq efekte negative në rritje. Studiuesit zbuluan se kur përdorimi i telefonit arrin nga katër deri në gjashtë orë ose më shumë në ditë, adoleshentët kishin më shumë gjasa të kishin shëndet të dobët mendor, stresin, obezitetin, depresionin.

Autorët shkruajnë në këtë studim që çdo gjë që ata kanë nxjerrë në konkluzion është në korrespodencë me studimet e bëra më përpara duke treguar se koha e tepërt në ekran mund të jetë e dëmshme për shëndetin mendor. Adoleshentët që nuk arrijnë të heqin dorë nga përdorimi i telefonit të tyre në moshë të re, rrezikojnë probleme të ngjashme në moshën madhore.