Sport

Suksese të njëpasnjëshme, Granit Xhaka shpallet lojtari më i mirë i vitit 2022 në Zvicër!

Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022. Futbollisti ka pasur një vit fantastik me Arsenalin ku kryeson Premier League. Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, i cili është lider si për kombëtaren ashtu edhe për Arsenalin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram Graniti ka shprehur mirënjohjen duke shkruar këto fjalë:

Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër! Faleminderit shumë për mbështetjen, me të vërtetë do të thotë shumë.

Shaqiri e Xhaka ishin titullarë dhe protagonistë në përballjen Zvicër-Serbi, teksa nuk munguan as përplasjet e tensioni me futbollistët serbë. Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës ishte shumë e tensionuar pasi pala serbe provokonte vazhdimisht futbollistët shqiptarë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin. Ky i fundit shënoi golin e parë të ndeshjes. Më pas futbollistët serbë kanë bërë gjeste të turpshme pasi shënuan golin e barazimit e më pas edhe atë të avantazhit momental.