Celebrities Live From Tirana Music

Suksesi i padiskutueshëm i koncertit recital të Anxhela Peristerit, organizatorja Kozeta Kurti rrëfen gjithçka!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio gazetarja e njohur Kozeta Kurti për të na folur rreth projektit të saj më të fundit, koncertit recital të Anxhela Peristerit. Si ka qenë eksperienca e Kozetës, si kuratore dhe organizatore e së tërës?

Anxhela më ka ftuar ndërkohë që isha në një proces koncerti. Më tha që donte t’ja menaxhoja unë koncertin recital dhe e para gjë që të vjen në mendje është besimi që ka dikush te ty. Anxhela është këngëtare e gjëneratës së mesme dhe nuk arrija të kuptoja se ku i ka ajo fansat e saj më të mëdhenj. Anxhela ka këngë me karakter latin, me karakter balade, populiste. Unë këngëtarët që prodhojnë dhe nuk mbeten në këngët e 2003 i kam shumë qejf. Për këtë arsye më duhej të shkoja në disa live për të kuptuar se kush target grup njerëzish ndjek këngët e saj. Këngët e saj i këndojnë të gjithë. Doja që ajo të dilte si diva, është një autore këngësh e shkëlqyer, jo vetëm interpretuese. Ka shkruar pafund muzikë, tekste, është e bukur dhe është e dorëzuar, nëse Anxhela ka besim tek ty është e dorëzuar. Ne shqiptarët kemi filluar të kujdesemi për dëshirat tona dhe Anxhela e tregoi këtë që njerëzit e deshën dhe u kujdesën shumë kohë më përpara për te qenë në koncertin e saj. 

Si lind dëshira për të bërë një koncert të një artisti?

Unë jam përfshirë krejt rastësisht në këtë rrugëtim nga një dëshirë dhe pasion i imi personal. Nga feedbacku i koncerit të parë vazhdova me të tjerat. Së pari është tema. Unë të paktën e di se çfarë do të bëj edhe pas 3 viteve. E dyta ti kupton se çfarë ecën. Ne jemi një popull me një kujtesë kolektive shumë të arrirë dhe të konkretizuar. E para është për audiencën që vjen të të ndjekë në kohë reale dhe e dyta është shërbimi që duhet t’i bëjnë njerëzit si puna ime muzikës shqiptare. Këngët që në bëjmë në koncert, janë lehtësisht të transmetueshme në Radio dhe kështu i japim jetë një kënge.

Si ka lindur procesi i shkrimit të skenarëve për Kozetën?

Nga tema gjithmonë. Nëse do të merremi me muzikën e viteve 90, atëhere kemi të bëjmë me stilin anarkik, tranzicionin, konceptin e lirisë, pra gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. E gjitha vjen nga tematika. Kur shkruan një skenar ti ke kompetencën e tematikës. Për mua bëhet frymëzim një këngë. Nuk shkruaj dot për një gjë që nuk e dua, nëse nuk e dëshiroj nuk e bëj dot. Mund të kem 2 muaj kohë dhe nuk më del. Është edhe energjia dhe kimia më skuadrën që punon. Sot po punoj më shokët e mi ku deri para dy vitesh thoja nuk punoj se do të zihem me ta por shokët janë ata që bëjnë punët që duhet t’i bësh ti për të të ndihmuar ty dhe aty krijohet një lloj afeksioni.