Gossip

Anxhela Peristeri flet me sinqeritet për jetën personale: “Më kanë tradhtuar, por…”

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka folur hapur për jetën e saj personale, duke prekur tema që shpesh ngjallin kureshtje, si martesa, tradhtia dhe marrëdhëniet me njerëzit rreth saj.

E ftuar në një intervistë televizive, artistja tregoi se me kalimin e viteve ka mësuar të marrë çdo pyetje dhe situatë me më shumë qetësi e maturi.

Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesnin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe, nuk të bëjnë më kur je 40

-tha ajo me sinqeritet.

E pyetur për përvojat e vështira në marrëdhënie, Anxhela pranoi se është përballur me tradhti, jo vetëm në dashuri, por edhe në shoqëri.

Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je i lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe, por edhe kur e kuptoj ‘pucin’ që po më bëhet, nuk i jap shumë rëndësi

-u shpreh ajo me qetësi.

Pavarësisht pyetjeve të shpeshta për martesën, Anxhela tregoi me humor se ende nuk e ka veshur “fustanin e bardhë”, duke shtuar se për momentin është e përqendruar tek vetja dhe karriera e saj artistike.

Deklaratat e saj të ndjera kanë prekur ndjekësit, duke treguar një anë të matur dhe reflektuese të këngëtares, e cila edhe këtë herë arriti të fitojë simpatinë e publikut me sinqeritetin e saj.