E ftuar në këtë emision të fundit të “Top Fare” përsa i përket këtij sezoni me Anxhelo Shkrelin dhe Julian Hurdhën ishte Kozeta Kurti. Moderatorja legjendare e TAR që prej vitit 2002 e deri më sot. Kozeta mes shumë të qeshurash ndau nga detaje nga jeta e saj, por nuk harroi të fliste edhe për zhvillimin e madh që radio ka marrë…
Pjesë nga biseda:
Julian: Të ka prishur punë fakti që je kaq e drejtëpërdrejtë?
Kozeta: Unë nuk di të gënjej, sapo kthej kokën pas se kam besuar as vetë. Kjo gjë ka nisur nga nevoja që më mirë ta them siç është ose ta harroj ça thashë dhe ta sjelli dikush në mënyrë të transformuar dhe bëhet më lëmsh akoma. Pra ka nisur kështu pastaj kam kuptuar fakti që nuk duhet të të interesojë fare të jep një pushtet që është i frikshëm dhe që është i drejtpërdrejt me ty pra fillon dhe mbaron me ty. Pra është një pushtet që nuk ta ka dhënë politika, financa, ekonomia apo pushteti po një pushtet që fillon dhe mbaron me ty. Pra e vërteta dhe guximi për t’i thënë gjërat tullë që jo të gjithë e kanë të bën njeri të pushtetshëm.
Anxhelo: Në këto 20 vite çfarë ka ndryshuar në të bërit radio çfarë të pëlqen dhe çfarë nuk të pëlqen?
Kozeta: Mua nuk më pëqen radio që shihet, sigurisht e shoh si një mundësi për të shkuar radio tek njerëzit përpara se të vijë ajo tek ata si një mënyrë për të krijuar ajo audiencë më shumë, por nga pikëpamja romantike ose edhe erotike. Më përpara unë e përshkruaja atë që shihja, ne kemi pasur atëhere mos gaboj një ngjyrë e kuqe dhe një blu dhe unë e përshkruaja atë dhe më kujtohet kur njerëzit vinin këtu thonin ‘a unë kam qenë aty’ në fakt nuk ka qenë asnjëri prej tyre, por përshkrimi që kisha bërë ishte ngulitur në mend kjo lloj magjie sigurisht nuk eksziston sot prandaj thashë kjo pikëpamje nuk më pëlqen, nëse është froma për të shkuar në një kohë më të shkurtër tek dëgjuesi sa mirë që eksizton kjo formë. Pastaj unë dëgjoj radio edhe kolegët e mi i dëgjoj , por dua të them të flasësh në radio është ndryshe se të llapësh. Në përgjithësi në radio llapet shumë dhe flitet pak.