Aktualitet

Sulmi kibernetik, rikthehet në funksion të plotë Komisioni i Prokurimit Publik!

Shërbimet online të Komisionit të Prokurimit Publik janë rikthyer në funksion të plotë. Përmes një njoftimi KPP ka informuar të gjithë operatorët, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara se pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve të shërbimeve qeveritare, faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania, tashmë janë të aksesueshme plotësisht.

Gjatë betejës kibernetike kur të gjitha sistemet u mbyllën, KPP ishte inctitucioni i vetëm i cili krijoi një databazë online që e shperndau per mediat, me qellim informimin  grupeve te interesit.

Siguria kibernetike, grupi rus i hakerave sulmon Drejtorinë Italiane të Tatimeve, kërkojnë shpërblim që të mos publikojnë të dhënat! Ekspertët: Synojnë destabilitet

“Komisioni i Prokurimit Publik njofton operatorët ekonomikë, autoritetet kontraktore dhe të gjitha subjektet e interesuara, se faqja zyrtare e internetit www.kpp.al dhe Sistemi i Ankesave Elektronike në E-Albania është rikthyer tashmë në funksion të plotë. Në faqen zyrtare të Komisionit janë përditësuar të gjitha ankesat e dorëzuara, vendimet dhe çdo akt në zbatim të ligjit. Tashmë, autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë dhe subjektet e interesuara mund të marrin informacion në kohë reale në faqen e internetit të Komisionit. Gjithashtu, operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj mund të dorëzojnë në rrugë elektronike, ankesat dhe argumentet, si dy shërbime në portalin unik qeveritar E-Albania.

Komisioni sqaron të gjitha grupet e interesuara, se falë sistemeve të sigurta të ndërtuara në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nuk ka asnjë dëmtim apo shpërndarje të paautorizuar të të dhënave të Sistemit të Ankesave Elektronike dhe se të dhënat janë të sigurta. KPP-ja falenderon median e shkruar dhe elektronike për bashkëpunimin e ndjekur dhe për publikimin e njoftimeve mbi mënyrën e ofrimit të shërbimeve gjatë gjithë kësaj periudhe, si edhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për mbështetjen e dhënë për zgjidhjen në një kohë të shpejtë të problematikës së shkaktuar si pasojë e sulmit të sinkronizuar kibernetik. Komisioni fton të gjitha subjektet e interesuara, që për çdo informacion të kontaktoni në numrin e tel: +355(0)42281851 dhe adresën elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim.