Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Naomi Campbell zbulon për herë të parë vajzën e saj dhe i jep njëherë e mirë fund spekulimeve se mund të jetë e birësuar!

Supermodelja e njohur Naomi Campbell së fundmi ka zbuluar për herë të parë fytyrën e foshnjës së saj, teksa theu heshtjen në një intervistë për ‘British Vogue’ edhe mbi spekulimet se vajza e saj mund të jetë e birësuar. 51-vjeçarja, mahniti fansat duke njoftuar lindjen e vajzës së saj në maj, vetëm disa javë pasi u shfaq në Javën e Modës në New York.

Naomi tha se vogëlushja, babai biologjik i së cilës nuk dihet po rritet mes spekulimeve të shumta. Teksa pozonte me të voglën e saj, ylli ndërkombëtar u shpreh se:

Ajo nuk u birësua, ajo është vajza ime.

Megjithatë, modelja pranoi se shumë pak nga rrethi i saj i gjerë i miqve dhe anëtarëve të familjes e dinin se ajo po planifikonte të bëhej prind.

Është bekimi më i madh që mund ta imagjinoja ndonjëherë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.

Ikona e viteve ’90, u pa për herë të parë me vajzën e saj në publik, gjatë një daljeje në New York në muajin korrik të vitit të kaluar. Naomi gjithashtu në një intervistë të dhënë së fundmi me Zeinab Badawi për ‘BBC’ foli në lidhje me emërimin e saj si ambasadore e re në ‘Queen’s Commonwealth Trust’ dhe në fund të intervistës ajo u pyet nga se si është të bëhesh prind për herë të parë.

Unë jam me të vërtetë me fat. Unë mendoj se kam një fëmijë ëndrrash. Ajo është e mrekullueshme. Ajo është shumë e pavarur që tani. Shumë e zgjuar, vigjilente. Fle 12 orë. Një vajzë e mirë.

Campbell shton se ajo dëshiron që në mënyrë absolute të rrënjosë vlerat e saj familjare dhe do që ta rrisë vajzën e saj dhe të jetë një grua e fortë, e pavarur duke shtuar edhe deri në pjesën e higjienës.