Celebrities Music Showbiz

Surprizon Dua Lipa, sjell bashkëpunimin me reperin e ndjerë!

Reperi Pop Smoke, para se të ndërronte jetë në shkurt të vitit të kaluar, publikoi një video ku dukej se po shijonte ritmet e këngës së artistes Dua Lipa me Calvin Harris, të titulluar “One Kiss”. Së fundmi ka përdorur këtë gjë që fansat e pëlqyen, për këngën e re që do të publikohej. Projekti muzikor titullohet “Demeanor”, nga reperi i ndjerë në bashkëpunim këngëtaren Dua Lipa.

Kënga është pjesë e albumit të dytë të reperit, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson. Albumi quhet “Faith” dhe përfshin bashkëpunime me reperin Kanye West, Pharrell, Quavo, 21 Savage, Chris Brown dhe Kid Cudi. Të shumtë janë njerëzit që shkruajnë nëpër komente duke thënë se:

Ky është bashkëpunimi që nuk e dinim që na duhej.

Rikujtojmë se, në shkurt të vitit të kaluar, rreth orës 4 të mëngjesit, katër njerëz të maskuar hynë në shtëpinë e reperit në Hollywood Hills, Kaliforni, për të vjedhur. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Pop Smoke kishte plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. 20-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk arriti të mbijetonte.

Rikujtojmë se, kënga “Levitating” e Dua Lipa-s në bashkëpunim me DaBaby, është një nga projektet që u prit shumë mirë në tregun ndërkombëtar dhe është shndërruar në hit. Pikërisht kjo këngë u rendit në vendin e tretë në “Billboard Hot 100” duke lënë pas yjet si Ed Sheeran, Justin Bieber, The Weeknd dhe Ariana Grande.