Celebrities Gossip Showbiz

“Sytë e mi gjak…”, çfarë ndodhi me Dea Mishel?

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte, por mbase ky do të bëjë të gjithë diferencën.

Së fundmi ka qarkulluar lajmet se Dea do të jetë moderatore në ekranin e Top Channel. Pas pjesëmarrëses si juri në “She’s on Top” tashmë Dea përflitet se do do të ketë një rubrikë në “E diell”, e cila do t’i kushtohet influencërve, kryesisht TikTok-erave, po ashtu edhe teknologjisë e rrjeteve sociale. Duket se xhirimet për rubrikën e re kanë nisur dhe këtë na e ka treguar vetë ajo, duke postuar një foto të saj duke treguar sytë e lodhur nga puna e tepërt dhe ka shkruar:

Sytë e mi gjak. Disa ditë me 12 orë xhirime, Po punojmë për një gjë shumë të bukur. Shpresojmë shumë që t’ju pëlqejë

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Dea Mishel, është përfshirë një ditë më parë në një aksident rrugor, i cili fatmirësisht ka përfunduar pa lëndime të rënda. Ka qenë vetë Dea, ajo që ka bërë të ditur lajmin, duke publikuar në “Instastory” edhe dy automjetet që u përplasën me njëri-tjetrin në rrugë.