Celebrities Showbiz

“Tani është koha për të qenë mirënjohës…” Cristiano Ronaldo vjen me një mesazh shprese për familjen e tij!

Vetëm pak ditë më parë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez bënë me dije se janë bërë prindër të një vogëlusheje, por fatkeqësisht vëllai i saj binjak nuk ia doli. Familjes iu shtua një vajzë, teksa djali nuk ia doli. Fjalët e çiftit padyshim emocionuan dhe trishtuan qindra fansa në të gjithë botën.

Tashmë Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë kthyen në shtëpi me vajzën e tyre të porsalindur, disa ditë pasi futbollisti konfirmoi se partnerja e tij kishte humbur një djalë gjatë lindjes. Sulmuesi i Manchester United ndau një foto me ndjekësit e tij në Instagram menjëherë pasi vajza e tyre u kthye nga spitali pas lindjes së saj.

Në foto dukej Ronaldo teksa mbante në njërin krah vajzën e tij, partnerja e tij Georgina dhe katër fëmijët e tyre, tre prej të cilëve futbollisti i ka nga nëna surrogate. Krahas postimit, Cristiano shkroi:

Shtëpi e ëmbël shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t’i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e mira. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe ne të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.

Së fundmi motra e Cristiano Ronaldo-s ka postuar një letër të hapur emocionuese duke iu referuar babait të tyre të ndjerë pasi futbollisti zbuloi tragjikisht se djali i tij i porsalindur ka vdekur. Pas lajmit tragjik, motra 37-vjeçare e Ronaldo-s, Katia Aveiro, postoi një mesazh duke thënë se foshnja tani është me babanë e tyre të ndjerë.

Sipas revistës ‘El National’, e cila prej muajsh bën llogaritë e familjes së Ronaldos, shuma bujare që modelja disponon çdo muaj është nga 50 deri në 100 mijë euro në bazë të shpenzimeve personale dhe të fëmijëve. Tani që familja po zgjerohet sërish, çeku do të rritet më shumë.

Por Georgina Rodriguez e përsërit herë pas here se atë që ka në bankë e ka fituar me mundin e saj. Postimet e saj me influencë vlerësohen me mijëra euro, intervistat janë gjithmonë shumë të paguara dhe gjithashtu ajo fiton shumë edhe nga serialet dhe projektet reklamuese.