Celebrities Gossip Showbiz

Tani mund të dëgjoni të plotë “Sekret-in” e Ronelës për Festivalin e Fundvitit!

Shumë pak na ndan nga organizimi i Festivalit të Këngës sivjet. Me datë 9 nëntor doli dhe lista zyrtare e këngëtarëve së bashku me këngët përkatëse që do të jenë pjesëmarrëse këtë edicion të 60-të. Mes shumë artistëve, emri i Ronelës është përfolur më së shumti si pretende kryesore për fituese të Festivalit.

E pak para Festivalit, Ronela ka publikuar këngën me të cilën do të marrë pjesë! “Sekret-i” i Ronelës tanimë është zbuluar, teksa ndryshe nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë nga këngët pretendente për të fituar, është një miksim i rrymës popullore dhe moderne duke e bërë një projekt shumë të veçantë.

Mund ta dëgjoni më poshtë dhe të jepni mendimin tuaj lidhur me këtë projekt!

Pretend për të fituar këtë Festival dhe për të na përfaqësuar në ‘Eurovision’ është edhe Alban Ramosaj. E kur mes 20 këngëtarëve, dy prej tyre përfliten më së shumti, na kujton ngjarjen e para dy viteve mes ‘luftës së ftohtë’ të Elvanës dhe Arilenës.

E duket se edhe në këtë Festival po përsëritet si një ‘deja vu’. Këtë edicion dy pretendë shumë kryesorë, Ronela dhe Albani mund të vihen në të njëjtën situatë përballë njëri- tjetrit. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe kush do të arrijë të na përfaqësojë në këtë ‘Eurovision’, por mund të themi, le të fitojë më i miri!