Gossip Showbiz

“Të bëhesha nënë nuk ishte në listën e gjërave që duhet të bëja”, Pink e penduar?!

Këngëtarja e njohur Pink së fundmi ka habitur me deklaratën e saj. Pink është nënë e dy fëmijëve, por duket se të bërit prind nuk ka qenë fare në planet e saj. Fituesja e çmimit “Grammy” ka zbuluar gjatë një interviste për “Today” se:

Me të vërtetë nuk doja të bëhesha nënë. Nuk doja të bëhesha mama. Nuk ishte në listën e gjërave që duhej të bëja. Linda Willow dhe ajo shprehja ‘të shikosh zemrën të dalë nga vendi’ mori kuptim.

Më herët Pink ka treguar se si është jeta e saj si nënë e famshme, pak para se të publikohet dokumentari për jetën e saj. 41-vjeçarja u shpreh për “People” se:

Të bësh turne me fëmijët është e pamundur dhe unë bëra të pamundurën. Në një moment kishte shumë yje të tjerë që më kontaktonin, më telefononin për këshilla se si të bënin një turne bashkë me fëmijët, kështu që unë shkrova një libër për nënat e tjera. Ndonjëherë mendoj ‘A po rris një person të sjellshëm? Çfarë do të thitë të jesh fëmija im?.

Përveç vajzës, Willow, Pink ka dhe një djalë të quajtur, Jameson. Pink ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me divat e muzikës pop Britney Spears dhe Christina Aguliera. Ajo ka shprehur se ndryshe nga çfarë thuhej në mediat ajo kurrë nuk ka patur armiqësi me vajzat.