Gossip Showbiz

Pink reagon ndaj thashethemeve, do të zëvendësoj Kelly Clarkson në emision?

Pink ka mohuar zërat se do të marrë drejtimin e emisionit The Kelly Clarkson Show.

Këngëtarja 46-vjeçare reagoi në rrjetet sociale për të sqaruar situatën, pasi Page Six raportoi javën e kaluar se ajo ishte zhvendosur në New York për të marrë drejtimin e programit, pas largimit të Kelly Clarkson muajin e kaluar.

Në një video të publikuar në Instagram, e cila më vonë u fshi, artistja tha:

Përshëndetje të gjithëve. Thjesht për të vazhduar të rrëzoj të gjitha burimet dhe thashethemet që po qarkullojnë. Nuk po marr drejtimin e The Kelly Clarkson Show.

Ajo sqaroi se java e saj si moderatore e ftuar ishte vetëm një gjest për një mike të saj dhe se një rol i përhershëm nuk ka qenë kurrë në plan.

Nëse do të doja një talk show, nuk do të më duhej të bëja audicion. Thjesht do ta kisha një të tillë dhe do të ishte i mrekullueshëm, por nuk është diçka që po e kërkoj në jetën time shumë, shumë të ngarkuar

-u shpreh ajo.

Megjithatë, Pink u shfaq e entuziazmuar teksa nisi rolin e saj si moderatore e ftuar në emision të hënën.

Në skenë ajo pozoi edhe me vajzën e saj, Willow, ku të dyja u shfaqën të veshura me të njëjtën ngjyrë bordo dhe buzëqeshnin krah për krah.

Në një postim në Instagram të emisionit thuhej:

Po e nisim #MuajinEHistorisëSëGrave me moderatoren tonë të ftuar Pink dhe një orë speciale nga Broadway.

Në një video të realizuar në prapaskenë, këngëtarja u shpreh me humor se po përpiqej thjesht të mos e prishte emisionin dhe se po jepte maksimumin e saj.

Kjo deklaratë vjen pasi Pink hodhi poshtë edhe pretendimet për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Carey Hart, duke i cilësuar raportimet si “lajm të rremë”.