Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë po flasin për romancën e saj të re me Keita Balde, reagon e “zonja punës” Wanda Nara!

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se Wanda Nara është duke u takuar me Keita Balde, një ish-koleg të Mauro Icardit që aktualisht luan me Spartakun e Moskës. Ndërkaq, Balde është martuar vetëm 7 muaj më parë. Pas këtyre zërave që qarkullojnë lartë e poshtë ka ardhur edhe reagimi i Simona Guatieri, bashkëshortes së futbollistit. Bukuroshja duket se “thumbon” Nara-n duke e cilësuar atë madje një ‘grua lopë’.

Ndërkaq, së fundmi ka ardhur edhe reagimi i vetë Wanda-s. Sipas një paparaci spanjoll, të dy kanë muaj që janë në një lidhje teksa futbollisti është i martuar me italianen Simona Guatieri. Ndryshe është versioni i Wanda, i cili e hodhi poshtë këtë çështje me pak fjalë. E bashkuar me disa gazetarë në dalje të një shfaqjeje teatrale në Buenos Aires, Nara iu përgjigj kështu pyetjes për Keita Balde:

Marrëzi pa themel, pra lajme të rreme. Nuk di asgjë për këtë, po e zbuloj tani.

Ndërkaq, ndarja e bujshme mes Nara-s dhe Mauro Icardi është bërë kryefjala e mediave kohët e fundit. Modelja së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld thuhet se janë duke hartuar letrat që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare. Ish-dyshja e njohur duhet të negociojnë edhe për kujdestarinë e dy vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella Icardi.

Edhe pse ende nuk dihen detaje për këtë çështje, pritet që Wanda të jetë ajo që do t’i mbajë. Kujtojmë se Mauro dhe Wanda kanë qenë së bashku prej 9 vitesh. Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve i ka me futbollistin Mauro Icardi.