Health & Beauty Lifestyle

Të lidhur me zinxhirë apo rrip?! Mjeku tregon se si kjo metodë ndikon në zhvillimin e fëmijëve tuaj!

Që kur u shfaq rripi lidhës për fëmijët shumë prindër e panë të dobishme në mënyrë që të vegjlit e tyre të mos humbisnin mes turnës dhe të tjerë që e konsideronin atë si një lidhëse vetëm për qentë. “E kuptoj, kam katër fëmijë dhe disa prej tyre janë energjikë. Ndonjëherë ishte e vështirë për mua t’i mbaja të gjithë afër”,-tha Dr.Neal Horen, drejtor i Qendrës për Fëmijët dhe Zhvillimin Njerëzor në Universitetin Georgetoën.

Por, ai shton se fëmijët mund ta interpretojnë si një formë agresioni faktin që janë të lidhur me prindërit e tyre me zinxhir ose rrip.

Për një fëmijë, kjo nuk është zgjedhja e duhur. Për të mos përmendur se nëse aksidentalisht e tërheq shumë fort rripin, fëmija juaj mund të humbasë ekuilibrin dhe të lëndohet. Dhe nëse rripi mbështillet rreth qafës së tij, mund të jetë një rrezik për mbytje. Përdorimi i një lidhësi për fëmijë mund të humbasë qëllimin e vet fillestar për mbrojtjen e fëmijës dhe të kthehet në një luftë për pushtet midis fëmijës dhe prindit. Nëse e tërhiqni fëmijën tuaj me rrip ai mund të mendojë se ju jeni agresivë me ta. Kur ne rrisim fëmijët tanë jemi gjithmonë në kërkim të mundësive për t’ua mësuar atyre aftësitë e jetës. Nuk jam plotësisht i sigurt se si rripi i ndihmon ata të mësojnë ndonjë nga ato aftësi. T’i mësosh fëmijët të qëndrojnë afër dhe të mos ikin, u tregon atyre se si të kontrollojnë impulset e tyre kur shohin diçka që u duket interesante. Ky rrip gjithashtu i dërgon një mesazh negativ fëmijës që mund ta dëmtojë vetëvlerësimin e tij.