Celebrities Gossip Showbiz

Të mësosh nga mediat se bashkëshorti ka kërkuar divorc, rasti i aktores së njohur Sophie Turner!

Së fundmi aktorja e njohur Sophie Turner ka zbuluar në padi se mësoi gjithçka për kërkesën e divorcit nga Joe Jonas përmes mediave. Ajo vuri në dukje se e gjithë situata ndodhi “shumë papritur pas “një grindjeje” në ditëlindjen e 34-të të Jonas më 15 gusht. Më pas ai paraqiti kërkesën për divorc gati tre javë më vonë më 5 shtator në Miami. Në dosje thuhej se “martesa mes palëve është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme”. Në padi, ajo kërkoi gjithashtu që dy fëmijët e saj  të ktheheshin në Angli.

Ankesa kundër Jonas kërkon kthimin e fëmijëve në Angli, me ekipin ligjor të Turner që ka treguar se artisti ka në posedim pasaportat e fëmijëve dhe refuzon t’i kthejë. Por, të enjten, një përfaqësues i Jonas ndau një deklaratë për PEOPLE duke mohuar akuzat. Në lidhje me këtë situatë të krijuar përfaqësuesi u shpreh se:

Pas debateve të shumta me Sophie, Joe filloi procedurat e divorcit në Florida, pasi Florida është në juridiksionin e duhur për këtë çështje. Sophie ishte e vetëdijshme se Joe do të kërkonte divorc.

Deklarata pohoi gjithashtu se muzikanti “po kërkon që të bashkëpunojnë së bashku që  fëmijët të rriten si nga nëna ashtu edhe nga babai i tyre dhe natyrisht që fëmijët të jetojnë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është një mosmarrëveshje e pafat ligjore për një martesë që fatkeqësisht po përfundon. Fëmijët ishin nën kujdesin e Joe për tre muajt e fundit me marrëveshje të të dyja palëve dhe tani janë aktualisht me nënën e tyre.