Celebrities Gossip Showbiz

Të refuzosh ftesën e Meghan Markle, këtë mund ta bëjë vetëm Taylor Swift!

Së fundmi ylli i muzikës Taylor Swift ka refuzuar ftesën për t’u shfaqur në podcast-in e anuluar tashmë të Meghan Markle, edhe pse Dukesha e Sussex-it i shkroi personalisht artistes. Pretendimi erdhi si pjesë e një artikulli në lidhje me përpjekjet e saj dhe të Princit Harry për të hyrë në Hollywood pasi u tërhoqën nga jeta mbretërore. Raporti thonte se Meghan punoi me njësinë Gimlet të Spotify për të krijuar një listë të të ftuarve të mundshëm.

Ish-aktorja thuhet se i shkroi një letër personale duke e ftuar këngëtaren e “Midnights” në podcastin e saj, por Swift nuk pranoi përmes një përfaqësuesi. “Archetypes” debutoi në gusht 2022 dhe shfaqi një numër të ftuarish të profilit të lartë si Serena Williams, Mariah Carey dhe Paris Hilton. Gjatë 12 episodeve, Markle dhe të ftuarit e saj diskutuan disa nga stereotipet me të cilat përballen gratë.

Pas debutimit të tij u ngjit në krye të top listave të Spotify në SHBA, Kanada, MB, Australi por Spotify dhe Archewell, kompania e prodhimit të Sussexes, më vonë njoftuan se kishin rënë dakord reciprokisht të ndaheshin në një deklaratë të përbashkët. Është ende e paqartë nëse ka plane për të vazhduar prodhimin e shfaqjes për një platformë tjetër.

Princi Harry dhe Meghan Markle janë gjithnjë e më shumë të vendosur për të qenë larg familjes mbretërore. Sipas burimeve të afërta thuhet se çifti ka vendosur që të ndryshojë mbiemrin nga Windsor në Spencer, në nder të Princeshë Diana-s. Dyshja e njohur madje kanë nisur veprimet me autoritetet britanike.