Gossip

Tea Trifon tregon se në Dubai shpenzon më pak se në jug!

Një ndër ish-konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen” është Tea Trifoni.
Edhe pas përfundimit të emisionit, Tea nuk është larguar nga ekrani. Ajo ka marrë pjesë në emisione dhe intervista të shumta si dhe shfaqet shumë aktive në rrjete sociale.
Në një intervistë të bërë së fundmi ajo zbuloi se do të jetë pjesë e një programi të titulluar “Goca dhe Gra” së bashku me Fatma Haxhialiun, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin.
Emisioni ka nisur tashmë dhe që në puntatën e parë, me disa ngacmime të Fatmës, Tea u rikthye në qendër të vëmendjes nga mediat si dhe ndjekësit e saj.
Fatma e ngacmoi rreth pushimeve të Trifonit në Dubai, ku duhet theksuar se ky vend u bë destinacioni kryesor i personazheve shqiptarë por jo vetëm.
Teksa ndanin eksperiencat e tyre nga pushimet Tea zbuloi se pushimet e saj kanë nisur që në muajin prill, ku frekuentonte plazhet e jugut, por më pas ajo ka udhëtuar drejt Dubai-t.
Nga këto fjalë, Haxhialiu nuk ia kurseu pyetjen nëse Tea ka shkuar me lekët e saj apo me të dikujt tjetër, ish-konkurrentja dha një përgjigje që nuk e prisnim.

Gjatë një jave që qëndrova në Dubai kam harxhuar më pak seç kam harxhuar gjatë një fundjave që qëndrova në jug.

Pas këtyre fjalëve ajo vuri në dukje se pushimet i ka kaluar me shoqërinë.
Më pas edhe vajzat e tjera ndanë histori nga pushimet e tyre, ku në këtë program do të flitet për shumë tema të nxehta që shqetësojnë publikun çdo ditë.