Celebrities Gossip Showbiz

Telashet ligjore nuk kanë ‘të sosur’ për yllin e “Fanstastic Beasts”, ja se për çfarë akuzohet këtë herë!

Aktori i njohur amerikan, Ezra Miller, siguroi strehim për një grua të re dhe tre fëmijët e saj në pronën e tij në Vermont, e cila ishte e mbushur me armë zjarri dhe drogë. Revista ‘Rolling Stone’ u kontaktua nga babai i shqetësuar i këtyre fëmijëve, por edhe nga dy persona të tjerë, të cilët ishin dëshmitarë të kushteve të pasigurta, në të cilat ylli i filmit “Fanstastic Beasts” mbante një nënë 25-vjeçare dhe fëmijët e saj, të cilët janë nga një deri në pesë vjeç.

Sipas revistës së lartpërmendur, në bazë të videos që kanë shqyrtuar, bëhet fjalë për një pronë, ku armët janë të shpërndara nga të gjitha anët, e disa edhe fshihen në lodra prej pelushi. Një prej burimeve që kanë folur për rastin në fjalë, ka përmendur një incident të supozuar kur një fëmijë një vjeç mori një plumb dhe e futi në gojë.

Miller, përveç armëve, në pronë ka edhe një fermë marijuane, e cila nuk është në mesin e 25 kultivuesve të licencuar nga shteti. Burimet që kërkuan të mbeten anonime theksuan se marijuana shpesh përdorej para fëmijëve, pa kushte adekuate ventilimi. Pavarësisht kushteve që konsiderohen të rënda, nëna që banon në pronë ka thënë se aktori i siguroi asaj dhe fëmijëve një strehë të sigurt nga ish-partneri i saj i dhunshëm, gjë që është më e rëndësishmja për të.

Prona e Ezra-s është një strehë shëruese për ne. Ata mund të kenë armë zjarri për vetëmbrojtje, por ato ruhen në një pjesë të shtëpisë ku fëmijët nuk hyjnë kurrë… Fëmijët e mi janë në gjendje të marrin më shumë, ata janë të qetë për shkak të sigurisë dhe vëmendjes që Ezra u jep atyre.

Rikujtojmë se, aktori i njohur Ezra Miller u arrestua në muaji prill në Hawaii, pasi u dyshua se ka hedhur një karrige që goditi një vajzë në ballë. Ylli 29-vjeçar u përball me një akuzë sulmi të shkallës së dytë, sipas gazetës lokale të lajmeve ‘KITV4’. Sipas një raporti të policisë, ylli i “Fantastic Beasts” ishte në një rezidencë private dhe dyshohet se u zemërua pasi iu kërkua të largohej. Dyshohet se ai ka hedhur një karrige, e cila ka goditur në ballë një 26-vjeçare.