Celebrities Gossip Showbiz

Arrestohet aktori i njohur Ezra Miller, 10 padi brenda muajit për yllin e “Fantastic Beasts”!

Aktori i njohur Ezra Miller është arrestuar së fundmi sërish në Hawaii, këtë herë pasi dyshohet se ka hedhur një karrige që goditi një vajzë në ballë. Ylli 29-vjeçar po përballet me një akuzë sulmi të shkallës së dytë, sipas gazetës lokale të lajmeve ‘KITV4’. Sipas një raporti të policisë, ylli i “Fantastic Beasts” ishte në një rezidencë private dhe dyshohet se u zemërua pasi iu kërkua të largohej. Dyshohet se ai ka hedhur një karrige, e cila ka goditur në ballë një 26-vjeçare.

Miller thuhet se u arrestua në një ndalesë trafiku rreth orës 1:30 të mëngjesit në Kea’au dhe u lirua nga burgu rreth orës 4 të mëngjesit. Hetimi është ende në vazhdim. Miller rikujtojmë se u arrestua në fund të marsit. Ai ishte në karaoke në atë kohë dhe dyshohet se i mori mikrofonin një gruaje që ishte në mes të këngës. Ai gjithashtu dyshohet se sulmoi një burrë që po luante me shigjeta. Miller u akuzua dhe u lirua pasi kishte paguar garancinë prej 500 dollarësh. Policia e Hawait tha se aktori ka qenë subjekt i 10 thirrjeve në departamentin e tyre në më pak se një muaj.

Ndërkaq, rikujtojmë se “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore” debutoi në kinema para disa ditësh. Filmi i zhanrit fantazi ishte planifikuar fillimisht të shfaqej me 15 korrik por që çdo gjë ndryshoi. Seriali është vendosur disa dekada para se Harry, Ron dhe Hermione të hynin në botën e Hogwarts. Filmat përqendrohen tek Newt Scamander, i cili bëhet mik i ngushtë i një të riu Albus Dumbledore.