Celebrities Gossip Showbiz

Tentoi të vidhte makinën e John Legend, arrestohet grabitësi!

Këngëtarit të njohur John Legend së fundmi disa hajdutë tentuan t’i grabisin makinën e tipit Porsche. Policët e Los Angeles arrestuan një burrë që hyri në makinën sportive luksoze teksa këngëtari ishte brenda në një studio muzikore. Departamenti i policisë tha se makina ishte parkuar jashtë vendndodhjes, ku grabitësi ishte në gjendje të depërtonte, të ulej dhe të ndizte automjetin.

E gjithë kjo ngjarje u kap nga kamerat e vëzhgimit, duke nxitur sigurinë të thërriste forcat e rendit. Grabitësi doli nga makina dhe filloi të ecte, më pas vrapoi dhe u përfshi në një ndjekje të shkurtër përpara se të merrej përfundimisht në paraburgim. Ai u arrestua për veprën penale të tentativës për vjedhje të makinës. Ndërkaq, John dhe Teigen pritet të festojnë 10-vjetorin e martesës në vitin 2023. Modelja e njohur u martua me artistin e njohur në vitin 2013.

Rikujtojmë, se Chrissy e përjetoi shumë fort humbjen e djalit të saj, Jack, 2 vjet më parë. Atëherë u tha se modelja pati një abort spontan, por nuk paska qenë tamam ashtu. Chrissy rrëfeu të vërtetën e plotë, duke zbuluar kështu përse e kishte aq te madhe ndjenjën e fajit. Sipas saj, mjekët ia ndërprenë shtatzëninë sepse po i rrezikonte jetën. Në samitin e Propper Daley, “A Day of Unreasonable Conversation”, modelja tha:

Dy vjet më parë, kur isha shtatzënë me Jack, më duhej të merrja shumë vendime të vështira dhe zemërthyese. U bë shumë e qartë rreth gjysmës së rrugës se ai nuk do të mbijetonte dhe se as unë nuk do të mbijetoja pa një ndërhyrje mjekësore.