Showbiz

Mes lotësh Chrissy Teigen dhe John Legend tregojnë se humbën fëmijën

Këto kanë qenë ditë shumë të vështira për dyshen e famshme Chrissy Teigen dhe John Legend. Modelja dhe moderatorja ka patur shqetësime, dhembje dhe rrjedhje gjaku gjatë shtatzënisë.

Ditët e fundit ajo i ka kaluar në spital duke bërë analiza të shumta dhe transfuzion gjaku për të shpëtuar foshnjen e saj. Pak orë më parë nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram, Chrissy ka zbuluar lajmin e trishtë. Pas përpjekjeve të shumta të mjekve, bebi i saj nuk arriti të shpëtojë. Ajo ka prekur të gjithë me deklaratën e saj të ndjerë.

“Jemi në gjendje shoku dhe në dhembje për të cilën dëgjoni vetëm nëpër histori. Ne nuk arritëm ta shpëtonim bebin pavarësisht mjekimeve dhe përpjekjeve të shumta. Zakonisht nuk e vendosim emrin e bebit deri në momentin e fundit kur dalim nga spitali por këtë herë kishim që javët e para që e thërrisnim djalin Jack. Ai do të jetë gjithmonë Jack-u ynë.Jack u përpoq shumë të ishte pjsë e kësaj familjeje dhe ai do të jetë gjithmonë me ne.” -shkruan ndër të tjera Chrissy duke prekur zemrat e të gjithëve.