Gossip Sport

Tifozi futet mes lojtarëve të Italisë, Marco Verratti bën veprimin e papritur…

Italia është finalistja e parë e kampionatit europian. ‘Të kaltrit’ e drejtuar nga Roberto Mancini kanë eliminuar me penallti në gjysmëfinalen e Londrës Spanjën, pasi 120 minutat duke përfshirë edhe shtesën u mbyllën me rezultatin 1-1.

Gjatë festimeve, një tifoz u bashkua me skuadrën e Italisë pas ndeshjes në Wembley, por u largua nga Marco Verratti para se të mbërrinin zyrtarët e stadiumit. Ishte një natë magjike në Wembley, ku Azzurrët mposhtën Spanjën dhe festa e lojtarëve ishte çmendur. Padyshim që e meritonin t’a festonin në këtë mënyrë.

Lojtari i Chelsea-t, Jorginho shënoi me sukses penalltinë e fundit, pasi Gigio Donnarumma kishte ndaluar goditjen e Alvaro Moratas, duke bërë që festimet të fillonin. Ishte një moment i vështirë pasi një tifoz i cili hyri në fushë nga tribunat e Wembley-t u bashkua me Azzurrët për festimet e tyre pas ndeshjes.

Djaloshi filloi të festonte me Marco Verrattin i cili u step paksa kur e pa atë në mesin e tyre. Ylli i PSG-së reagoi duke e larguar tifozin përpara se të vinte një zyrtar i stadiumit. Në foton e postuar nga Alessandro Florenzi në Twitter, shihet qartazi edhe tifozi i cili i është bashkuar ekipit për të festuar fitoren.

Rikujtojmë, se Anglia dhe Danimarka përballen sot në mbrëmje në gjysmëfinale të Kampionatit Europian në futboll. Danimarka ka rezultuar deri tani surpriza më e bukur e “Euro 2020”.