Sport

Euro2020, lotë në Wembley; Italia në finalen e më të mirëve të Evropës

Italia është finalistja e parë e kampionatit europian. ‘Të kaltrit’ e drejtuar nga Roberto Mancini kanë eliminuar me penallti në gjysmëfinalen e Londrës Spanjën, pasi 120 minutat duke përfshirë edhe shtesën u mbyllën me rezultatin 1-1.

Vendosi Donnarumma, por dhe gabimet e Olmos dhe Moratës, me këtë të dytin që çoi ndeshjen deri në shtesë për të parë Jorginhon që të çonte Italinë në finale.

Në Londër sfida nisi vrullshëm me të dy kombëtaret që patën raste të arta shënimi, por pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura. Në fraksionin e dytë të lojës të parët që kaluan në avantazh ishin ‘axurrët’ falë Frederico Chiesa-s, që u tregua vrastar në zonë, duke mos i lënë mundësi reagimi mbrojtësve dhe portierit.

Gjithsesi dushin e ftohtë mendoi t’ja bënte Italia, me Chiesën që pak sekonda para zëvendësimit të Italisë e fiku Spanjën në qendër, duke ja dërguar Simonit topin në fundin e rrjetës, me yjet spanjoll që thjesht rrinë e vështrojnë.

Në vijim La Roha e Enrique-s rriti ritmin dhe 10 minuta para fundit riktheu baraspeshën me Morata-n, që konkretizoi një aksion të denjë për librat shkollor me Dani Olmo-n.

Goli i epërsisë italiane ndezi spanjën, por Olmo sërish ngatërroi koordinatat e portës (66) me kokë nga dy hapa, ndërsa në krahun tjetër Simon u përgjigj ndaj Berardit në dy raste madje. Gjithsesi Spanja e gjeti golin në pikën më të fortë të italisë, në qendër të mbrojtjes, ku Morata shënoi një supergol duke hyrë në mes të dy profesorëve të tij, Bonucci-Chiellini.

Koha e mbetur në dispozicion ishte e pakët për të ndryshuar shifrat dhe ndeshja iu drejtuar fillimisht shtesës ku Spanja ishte më kërkuese, por në fund të 120 minutave ishin të domosdoshme penalltitë.

‘Ruleta ruse’ fillimisht nuk shkrepi mirë për Locatelli-n që gaboi penalltinë e parë për Italinë, ndërsa më keq akoma goditi Olmo për Spanjën. Më tej realizuan saktësisht Belotti, Moreno, Bernandescki, ndërsa më tej Morata nga hero u kthye në dështim, pasi Donaruma i kuptoi krahun.

Penalltinë vendimtare e mori përsipër Jorginho, që me qetësi olimpike mposhti Morenon dhe vulosi kualifikimin e Italisë në finale.

Në fund pati lot zhgënjimi në kampin spanjoll, ndërsa Italia duhet të presë gjysmfinalen tjetër Angli-Danimarkë për të mësuar kundërshtarin e finalës që luhet të dielën po në Londër.