Sport

Sot gjysmëfinalja e dytë, Angli-Danimarkë pretendojnë finalen e Euro2020

Anglia dhe Danimarka përballen sot në mbrëmje në gjysmëfinale të kampionatit Europian në futboll.

Danimarka ka rezultuar deri tani surpriza më e bukur e Euro 2020. Kombëtarja e drejtuar nga Kasper luan sot sfidën më të rëndësishme mes tyre në histori pasi kjo përballje vlen një biletë për në finalen e madhe të kampionatit europianit, një ndjesi që Danimarka e ka provuar në vitin 1992 kur erdhi nga pushimet dhe arriti të shpallej kampione e Europës.

Përpara kësaj sfide trajneri Kasper Hjulmand është shfaqur optimist duke nënvizuar se Danimarka e tij nuk ka aspak frikë nga Anglia.

“Gjatë këtyre tre javëve të fundit kam përjetuar më shumë emocione sesa përgjatë gjithë jetës time. Ka qenë me të vërtet të çmendura. Ne u përballëm me vdekjen në një mënyrë në një mënyrë që kurrë nuk e kisha menduar dhe imagjinuar. Ne për pak sa nuk humbëm, lojtarin tonë më të mirë, shokun tonë më të mirë, zemrën e skuadrës. Situata që përjetuam me Christian Eriksen na dha forcë për të vazhduar përpara me më shumë besim dhe për fatin tonë mirë në 3 ndeshjet e fundit kemi zhvilluar një futboll fantastik që na ka sjellë këtu ku jemi. Unë jam shumë i lumtur për mbështetjen dhe dashurinë që na përcjellë populli danez dhe për këtë duam t’ua shpërblejmë. Tani vëmendja jonë shkon te sfida ndaj Anglisë në të cilën do të kërkojmë të marrim maksimumin edhe pse objektivin tonë kryesor në këtë Europian e kemi arritur”.

Ndeshja që do të përcaktojë skuadrën finale të Euro 2020 zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin Wembly të Londrës.

Anglia do të synojë të shfrytëzojë terrenin vendas që për herë të parë të sigurojë një finale të kampionatit Evropian.

Për trajnerin e 3 luanëve, skuadra e tij ka një mundësi shumë të vecantë për të lumturuar kombin në përballjen me nordikët. Fitorja ekzaltuese 4-0 ndaj Ukrainës në Romë të shtunën i mundësoi skuadrës së Southgate avancimin mes 4 më të mirave të turneut. Ata tani rikthehen në Wembley, aty ku herën e fundit janë paraqitur për gjysmëfinalen e fundit të një europiani plot 25 vjet më parë.

“Ndeshjet e Anglisë, bashkojnë familjet dhe komunitetet. Mundësia që ke kur luan për Anglinë për të lumtuar dhe për të krijuar mbrëmje të shkëlqyera për tifozët tanë, për kombin tonë, është shumë e vecantë. Këto janë ndeshjet që mbahen mend për gjityhë jetën, dhe ti ndien vlerësimin që njerëzit kanë për lojtarët dhe për futbollistët kjo është dicka për të cilën duhet të ndihen vërtet krenarë. Ne jemi më të mirëpërgatitur për gjysmëfinalet se sa në të kaluarën. Edhe pse kjo nuk përcakton fitoren apo humbjen në një ndeshje futbollit, ka shumë faktorë për të cilët ne jemi të ndërgjegjshëm dhe me të cilët jemi përballur për tu përgatitur më mirë. Për shembull pas ndeshjes në Romë ne festuam me masë, ndërsa në Rusi, kalimi i ndeshjes së parë me eleminim të drejtëpërdrejtë dhe çerekfinalen na mori shumë energji emocionale. Në Romë gjithcka ishte pak a shumë e qetë për atë se cfarë po ndodhte, pasi ne e dinim se ne nuk kishim arritur ende atë që donim, dhe këto janë gjëra që të përgatisin për një ndeshje si kjo”.

Finalisti i parë është Italia e cila mbrëmë mposhti Spanjën pas fazës së penalltive.

Pas barazimit 1-1 gjatë ndeshjes ku u luajt edhe shtesa, gjithcka do të zgjidhej dhe njëherë nga pika e bardhë, ku Simon filloi menjëherë fort duke pritur penalltinë e Locatellit, por menjëherë Spanja nuk shfrytëzoi epërsinë me Olmon që e flaku topin te tifozët.

Belloti, Bonucci, Moreno, Thiago Alcantara, Bernardeschi realizuan të gjithë me radhë deri në castin kur Moratta, lojtari që coi deri këtu ndeshjen gaboi përballë Donnarumës, për t’i dhënë mundësinë specialistit Jorginho që të çoi Italinë në finale e Spanjën në shtëpi.