Celebrities Gossip

Tjetër fëmijë për Amal Alamuddin e George Clooney?

4 vjet pas binjakëve Ella e Alexander, a po bëhen sërish prindër Amal Alamuddin e George Clooney? Po shtohen zërat që këmbëngulin se Amal është në tre mujorin e parë të një shtatëzanie.

“Daily Mail” shkruan se avokatja libaneze dhe aktori hollivudian e dhanë lajmin pak javë më parë, në një darkë me miq të ngushtë në vilën e tyre në Lago di Como të Italisë.

Madje, një burim citohet të ketë thënë se George Clooney pret me padurim ta bëjë publik njoftimin.

Në 2014-ën, ylli i Hollivudit 60-vjeç dhe avokatja 43-vjeçe u martuan në Venecia të Italisë ndërsa 4 vjet më parë erdhën në jetë Ella e Alexander. Privatësia e tyre ruhet në mënyrë perfekte nga çifti që po kalon pushimet në Itali në vilën në Lago di Como e që pësoi dëme nga moti i keq me stuhi në vendin fqinj.

Burimet shkojnë dhe më tej kur thonë se Amal e George nuk mendonin se do të kishin fëmijë të tjerë ndaj lajmin e pritën me shumë gëzim. Po ashtu njoftuan binjakët se familja do të zgjerohet e nëse gjithçka do të konfirmohet apo jo mbetet të presim muajt në vijim.