Celebrities Gossip Showbiz

Tom Cruise i jep fund lidhjes me trashgimtaren ruse Elsina Khayrova!

Ylli i filmave aksion Tom Cruise i ka dhënë fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova, kjo sipas burimeve të afërta. Ylli i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar. Miqtë e tyre kanë bërë të ditur se 61-vjeçari ka përfunduar romancën me trashëgimtaren ruse 36-vjeçare, por që kanë vendosur të qëndrojnë miq pasi jetojnë edhe afër me njëri-tjetrin. Ndërkaq, burimi u shpreh se:

Nuk i ndanë rrugët keq por edhe ta kishin bërë këtë do të ishte e vështirë nëse do të ndesheshin me njëri-tjetrin në ashensor.

Ndarja e dyshes erdhi vetëm disa ditë pasi Cruise kishte takuar fëmijët e Khayrova-s. Ajo ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e mëhershme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve Dmitry Tsvetkov. Rikujtojmë, se ish-bashkëshorti i Elsina-s pasi zbuloi romancën e ish-partneres së tij me Cruise paralajmëroi aktorin se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze. Dmitry Tsvetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.