Celebrities Gossip Showbiz

Rezervon një kat të tërë restoranti për të shijuar një darkë romantike me të dashurën e tij, Tom Cruise marrëzisht i dashuruar me modelen ruse!

Aktori hollivudian Tom Cruise thuhet se ka krijuar të gjitha mundësitë për të qëndruar në disa momente romantike me të dashurën e re Elsina Khayrova. Aktori i “Mission Impossible” thuhet se ka rezervua një kat të tërë të restorantit ekskluziv Mayfair Novikov për të shijuar darkën romantike me bukuroshen ruse. Një burim i afërt me aktorin tha se:

Tom dukej shumë i dashur dhe i varur nga çdo fjalë që Elsina thonte. Ata dukeshin fizikisht shumë të afërt. Tom ishte shumë bujar dhe i dha stafit bakshishe, përpara se ai dhe Elsina të largoheshin nga dera anësore në një makinë në pritje.

Rikujtojmë, se ish-modelja, e cila është shtetase britanike, ka qenë e martuar më parë me manjatin rus Dmitry Tsetkov, me të cilin ndante një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pasurinë e Wentworth në Surrey si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë funte. Çifti gjithashtu zotëronte prona në Dubai dhe Qipro së bashku me makinat, stolitë dhe koleksionet e tyre të artit me vlerë miliona paund.

Ndërkaq, ish-bashkëshorti i Elsina paralajmëroi së fundmi Tom Cruise se ai duhet të jetë i përgatitur për të dhe ta mbajë portofolin hapur sepse ajo ka shije tepër të shtrenjta dhe luksoze. Dmitry Tsvetkov, paralajmëroi Cruise se gruaja në fjalë është e vështirë për t’u kënaqur dhe pretendon se ai shpenzoi 10 milionë paund për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare. Duke folur ekskluzivisht për MailOnline nga rezidenca e tij në Surrey, manjati Tsetkov tha:

Pavarësisht se më kë ajo është, Tom Cruise apo dikush tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat e bukura dhe ka shije të shtrenjtë dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin hapur.