Bota Celebrities

Topi i nënshkruar nga Zelensky shitet për çmimin e “kripur”!

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shitur në ankand për mbi 48 mijë euro, një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta. Ankandi RR Auction i Bostonit njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të “Rawlings Major League” ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar.

Shitësi Randy Kaplan do të dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur. Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse ‘Americares’. Sjellim në vëmendje se atelieja e stilistit ukrainas, Uzun Vitaliy së fundmi ka qenë e zënë me qepjen e jelekëve antiplumb dhe të rrobave për ushtrinë ukrainase, që po mbron vendin e saj nga sulmet ruse.

Uzun Vitaliy, i cili stilonte veshje për burra dhe gra para luftës, aktualisht po punon me punonjëset e tij për të prodhuar mijëra jelekë antiplumb për ushtarët ukrainas.  Ka më shumë se një mënyrë për të ndihmuar Ukrainën. Një shitës me pakicë me bazë në Çikago, i specializuar në ndërtimin e artikujve të ngjashëm me Lego, mblodhi para për vendin e shkatërruar nga lufta duke krijuar një minifigurë të bazuar në Presidentin Volodymyr Zelenskyy.

Së bashku me versionin Lego të liderit ukrainas, klientët mund të blinin gjithashtu kokteje molotov të vegjël të ngjashëm me Lego. Citizen Brick krijoi dy artikujt me porosi dhe i shpalli ato në faqen e tij në Facebook. Postimi vuri në dukje se figurina Zelenksyy shitej për 100 dollarë, ndërsa koktejet Molotov shiteshin për 10 dollarë secila.