Film & Tv

Traileri i filmit “Cruella” thyen rekorde!

Traileri i parë i filmit të shumëpritur “Cruella” është publikuar nga “Disney” me protagoniste aktoren shumë të dashur për publikun, Emma Stone. Artistja amerikane do të portretizojë rolin e keqbërëses nga filmi “101 Dalmatët” të njohur si Cruella de Vill. Në këtë film do të luajnë edhe aktorët e njohur Joel Fry, Paul Walter Hauser, Emma Thompson, Emily Beccham, Mark Strong dhe shumë emra të tjerë të njohur të botës kinematografike.

Ndërkohë traileri i parë i filmit ka bërë “namin” në të gjitha platformat. Deri më tani është parë 71 milionë herë brenda 24 orësh, sipas një raporti të publikuar nga “Deadline”.

Për regjinë e filmit “Cruella” është angazhuar Craig Gillespie. Rikujtojmë, se aktorja që ka luajtur rolin e Cruellas në filmin e vitit 1996, “101 Dalmatët”, Glenn Close është producente ekzekutive e filmit të ri. Në mars të këtij viti, pritet që filmi “Cruella” të nisë shfaqjet në kinema.