“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.
Së fundmi, një dyshe që në fillim dukej se ishin aleatë ka përfunduar në jo vetëm një ftohje mes tyre, por edhe një debat paksa të ashpër. Fillimisht gjithçka nisi nga një batutë e Ilirit, ku në formë shakaje i kërkoi Monikës një treshe me lopën (një nga kafshët që u bë pjesë e shtëpisë për pak ditë). Pjesë e kësaj shakaje u bë dhe një nga banorët më të rinj, Dritan Brama.
Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga aktorja dhe në një bisedë me këtë të fundit i kërkoi të mos përfshihej dhe u shpreh për Ilirin se:
Atë lopën… treshe ta bëjë me gruan e tij
Më pas Monika e ka vazhduar diskutimin me Arjolën ku i ka shprehur se e ofenduar është ndjerë nga ajo batutë.
Jo pra tani. Edhe shakaja e ka një kufi. S’mund të thuash ti e kapim të tre ne. Mos ta zgjasi shumë se kthehet ndryshe kjo punë. Të kapi të vetën atje në shtëpi e ta kthejë si të dojë edhe të marri dhe Tanin për ndihmë.
Ende nuk dihet se si do të avancojë ky debat, por na mbetet të presim se çfarë do të diskutohet në Prime-n e të martës.
Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme, Iliri, Einxheli ose DJ DAGZ do të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke humbur kështu garën për çmimin e madh. Tre banorët u nominuan nga pjesa tjetër e shtëpisë si më të votuarit.