Aktualitet Rajoni

Tronditet Mali i Zi/ Sulm me armë zjarri nga një person, të paktën 10 viktima mes tyre edhe të mitur!

Një 34-vjeçar në Cetinjë ka sulmuar me armë në drejtim të disa personave, ku deri më tani raportohet se 11 persona kanë humbur jetën dhe 4 janë plagosur.

Sipas mediave malazeze, ai ka qëlluar në drejtim të disa personave në afërsi të vendbanimit të tij në Cetinjë. Nga burimet policore dhe prokuroria, raportohet se të paktën 11 persona janë vrarë, katër persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur.

Gjithashtu raportohet edhe për 6 të plagosur, ndërsa autori është ekzekutuar!

Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Në përditësim…