Gossip Showbiz

U kapën mat! Rita Ora na vërtetoi që marrëdhënia me regjisorin nuk qenka aspak e zakontë…

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora thuhet se ka nisur një romancë me regjisorin 45-vjeç, Taika Waititi. Kaq duhej dhe fansat nisën të dyshonin për një marrëdhënie mes tyre. Së fundmi dyshja është parë në Sydnei, Australi teksa kanë qenë duke dalë nga shtëpia e 45-vjeçarit në plazhin Bondi.

Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje. Por mesa duket kjo lidhje nuk qenka aspak e zakontë. Lart e poshtë po qarkullojnë disa foto të Rita-s e cila shihet duke përqafuar Taika-n dhe aktoren Tessa Thompson. Ne disa foto të tjera regjisori i famshëm shfaqet duke puthur Rita-n dhe më vonë Tessa-n.

Çfarë po ndodh mes tyre?!

Rikujtojmë se në vitin 2018 aktorja Thompson e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale. Po Rita dhe Taika çfarë kanë për të thënë në lidhje me këtë?

Në muajin mars të këtij viti në Australi u organizua parada e homoseksualëve, biseksualëve, lesbikëve dhe transgjinorëve. Nga prestigjozia “The Black Box” U mësua se Rita Ora interpretoi në paradën e komunitetit “LGBTI”.

Nuk duhet lëmë pa përmendur se Ora së fundmi është nderuar në mënyrën më të bukur nga qyteti i Ferizajt në Kosovë duke i realizuar një portret madhështor mural artistes në njërën prej ndërtesave të qytetit.