Gossip Showbiz

Portreti i Rita Ora-s tanimë në njërën prej ndërtesave të këtij qyteti…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi është nderuar në mënyrën më të bukur nga qyteti i Ferizajt në Kosovë duke i realizuar një portret madhështor mural artistes në njërën prej ndërtesave të qytetit.

Ky gjest kaq madhështor është bërë në nder të Besim Sahatçiu, gjyshi i Rita Orës, i cili ka qenë në një nga figurat më të nderuara të Kosovës. Për këtë arsye në respekt të të ndjerit dhe përvjetorit të tij të vdekjes, Posta e Kosovës ka përuruar një pullë të re postare me figurën e tij.

Kjo gjë padyshim që nuk mund të mos merrte vëmendjen e 30-vjeçares e cila e emocionuar e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi në Instastory:

Rikujtojmë, se Rita Ora para pak ditësh uroi presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani për detyrën e saj të re në krye të shtetit. Ora prej muajsh po shijon qëndrimin në Australi duke qenë se është bërë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”.

Kohët e fundit bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes dhe në shumicën e rasteve është kritikuar shpesh për thyerjen e masave anti-COVID. Por ajo vazhdon të ketë ende fansa dhe ndjekës të zjarrtë të cilët e adhurojnë për artin dhe muzikën që ajo sjell.