Prej kohësh po përflitet romanca e re mes Rita Ora-s dhe regjisorit të famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Këngëtarja e njohur ishte duke u përqafuar me regjisorin, të dy ishin kombinuar me rroba “Gucci”.
Së fundmi dyshja është parë në Sydnei, Australi teksa kanë qenë duke dalë nga shtëpia e 45-vjeçarit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.
Nuk ka më vend për dyshime! Kjo foto flet shumë, nuk mendoni edhe ju kështu?!

Sipas informacioneve, ata janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa 30-vjeçarja ka qenë në Sydney për spektaklin “The Voice”. Sipas “The Sun”, Rita dhe Taika nuk kanë fshehur se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm dhe gjërat mund të bëhen serioze. Një burim tha për “The Sun” se:
Ata kanë qenë një çift që nga fillimi i marsit, por i mbanin gjërat në fshehtësi. Sidoqoftë, të gjithë miqtë e tyre e dinë për marrëdhënien. Ata janë vërtet me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë, se Rita Ora, së fundmi është nderuar në mënyrën më të bukur nga qyteti i Ferizajt në Kosovë duke i realizuar një portret madhështor mural artistes në njërën prej ndërtesave të qytetit.
Rikujtojmë gjithashtu, që mamaja e Rita Orës, para disa ditësh ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel. Në një intervistë, me moderatoren Bieta Sulo, Vera Ora kujtoi fillimin e viteve ‘90, kohë kur vendosi të udhëtonte bashkë me dy vajzat në Londër, për t’u bashkuar me bashkëshortin.