Celebrities Gossip Showbiz

U shfaqën përkrah njëri-tjetrit në Met Gala, aktori Bill Bighy mohon romancën me Anna Wintour!

Mbretëresha e “Vogue”, Anna Wintour mbërriti në Met Gala krah për krah me aktorin e “Love Actually”, Bill Nighy.   Thuhet se mes dyshes së njohur ka lindur një romancë por së fundmi një përfaqësues i Nighy zgjodhi të mohojë romancën, duke i thënë Page Six Tuesday:

Bill dhe Anna kanë qenë thjesht miq të shkëlqyer për dy dekada. Ata nuk janë në një lidhje.

Edhe pse përfaqësuesit e Wintour refuzuan të komentojnë për marrëdhënien, një burim i afërt tha se:

Ne mendojmë se nata e kaluar flet vetë.

Një i ftuar brenda festës luksoze, ku morën pjesë yjet nga Kim Kardashian tek Rihanna, tha se dyshja e kaluan ngjarjen së bashku.

Ata janë çifti i ri mbretëror i modës! Shikoni gjuhën e tyre të trupit, unë kurrë nuk e kam parë Anna-n kështu më parë… edhe kur ajo ishte me Shelby (ish-partneri i saj), ai qëndronte gjithmonë pas saj.

Wintour dhe Nighy, kanë qenë miq për dekada dhe shpesh janë parë së bashku në udhëtime në teatër dhe restorante rreth Londrës dhe New York. Rikujtojmë, se Nighy u nda nga partnerja e tij afatgjatë, aktorja Diana Quick, me të cilën ka një vajzë, aktoren Mary Nighy, në vitin 2008, ndërsa Wintour kishte një lidhje të gjatë me biznesmenin Shelby Bryan, e cila përfundoi disa vite më parë. Ajo ka dy fëmijë të rritur, Bee Carrozzini dhe Charles Shaffer me ish-bashkëshortin e saj, David Shaffer. Si Wintour ashtu edhe Nighy kanë preferuar mos të komentojnë kur u pyetën për marrëdhënien e tyre.