Aktualitet

Vajza shqiptare e bllokuar në Kabul, shumë pranë evakuimit!

Situata në Kabul paraqitet e tensionuar teksa kujtojmë se një vajzë shqiptare gjendet atje ende. Vajza nga Shqipëria e quajtur Ana, është vendosur në kontakt me autoritetet shqiptare gjatë ditëve të fundit.

Duket se jo vetëm forcat shqiptare, por edhe autoritetet amerikane janë vënë në dispozicion për ta ndihmuar atë. E para që alarmoi vendit tonë për vendndodhjen e Anës ishte pikërisht motra e saj e cila njoftoi autoritetet shqiptare.

Raportime tregojnë se vajza është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe momentalisht është në aeroportin e Kabulit në pritje për të udhëtuar. Ajo jeton prej disa kohësh në qytetin e Kabulit si pjesë e një organizate ndërkombëtare humanitare.

Diplomatët shqiptarë janë duke negociuar për të futur në listën e evaukuimit edhe vajzën shqiptare nga Tirana. Ndërkohë, kujtojmë se edhe nga Kosova janë tre persona të cilët kërkojnë evaukim.