Aktualitet

Vaksinimi kundër COVID-19, tanimë me kërkesë online në e-Albania!

Për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, tashmë mund të bëhet kërkesë online në platformën e-Albania. Procedura është e shpejtë, zgjat vetëm pak sekonda. Qytetarët njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort. Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj COVID-19. Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura.

Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit. E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo!.

Rikujtojmë, se në vendin tonë dje nisi vaksinimi masiv për grupmoshën mbi 70-vjeç me vaksinën kineze SinoVac. Vetëm të dielën u kryen mbi 11 mijë e 400 vaksinime duke e çuar totalin në më shumë se 78 mijë.