Nga sot, pagesa e taksave të mjeteve do të kryhet online në e-Albania. Ndërsa jep lajmin, kryeministri Edi Rama sqaron edhe disa nga risitë që do të sjellë pagesa online, duke filluar nga lekët e kursyera të qytetarëve, te ditët e punës të kursyera dhe rrugët e eliminuara. Në një postim thekson se kjo risi iu sjell qytetarëve kursime në vlerën rreth 58 milion lekë, në ditë pune mbi 11 mijë e 500, në litra karburant, më shumë se 331 mijë e afro 4 milion e 800 mijë km rrugë të eleminuara.
Postimi i shefit të qeverisë:
Për herë të parë DPSHTRR-ja sjell pagesën online të taksave të mjetit përmes portalit e-Albania. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 57,965,408 lekë të kursyera nga qytetarët. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 11,501 ditë pune të kursyera.
Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 4,731,870 km rrugë të eleminuara. Kjo risi, falë pagesës online në e-Albania sjell: 331,231 litra karburant të kursyera, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.