Celebrities Showbiz

Valbona Selimllari është anëtarja më e re e “Dancing with the Stars”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa gjithashtu u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa tani i njohim të gjithë konkurrentët dhe prezantuesen që është Bora Zemani, juria është gjithçka që ka mbetur për t’u zbuluar.

Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e “DWTS” në Intagram na zbuloi se Valbona Selimllari është anëtare e jurisë. E para në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari ka qenë vazhdimisht pjesë e medias dhe spektakleve të vallëzimit. Përtej komenteve objektive, nuk ka ngurruar as të kërcejë në skenë.

Kujtojmë se data e premieres është pikërisht 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.