Celebrities

Bëhuni gati! Nga 7 Tetori “Dancing with the Stars” nis në Top Channel…

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa dje u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. E teksa tani i njohim të gjithë konkurrentët dhe prezantuesen që është Bora Zemani, data ishte gjithçka që kishte mbetur për t’u zbuluar.

Vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e “Dancing with the Stars” në Instagram publikoi promon ku kryefjalë ishte shkëlqimi dhe talenti në të kërcyer. Por cila është data e nisjes së programit?!

Është pikërisht data 7 tetor dhe çdo të premte show më magjik i kërcimit në vend “Dancing with the Stars” do të jetë live në ekranin e Top Channel. Gati të nisë magjia…