Celebrities Film & Tv

Publikohet promo e ‘Dancing with the Stars’, prezantuese Bora Zemani!

Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas ‘Big Brother VIP’ që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga programe të të tjera si ‘Kepi i Tundimeve’ apo ‘Për’Puthen’. E në gjithë këto prodhime, një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për ‘Dancing with the Stars’.

Para pak kohësh ishte Sara Hoxha, ku në një nga intervistat e saj të rralla na tregoi për projektet e ardhshme nga ana profesionale. Për herë të parë zbuloi rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli ‘Dancing with the Stars’. Vetëm pak më parë është publikuar promo në rrjete sociale, duke treguar kështu se do të nisë shumë shpejt dhe gjithashtu pas shumë aludimeve është konfirmuar se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promo.

Ka pasur shumë aludime rreth konkurrentëve që do të marrin pjesë këtë sezon, por ende nuk ka pasur konfirmime zyrtare nga asnjë prej tyre.

Së fundmi kanë qarkulluar lajme se Dj PM do të jetë pjesë e ‘Dancing with the Stars’, që do të fillojë së shpejti. Ama me një postim në Instastory, Sara e ka mohuar këtë lajm me një mënyrë ironike.