Gossip

Vepra, jo fjalë! Ja çfarë arrin të bëj aktori i famshëm për partneren e tij!

Ata janë një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it. Jason Statham dhe Rosie Huntington-Whiteley kanë jetuar prej kohësh në SHBA, mirëpo së fundmi kanë vendosur të zhvendosën në Londër për t’i plotësuar dëshirën Rosie-t.

Çifti kanë vënë në shitje rezidencën e tyre në Kaliforni për t’u zhvendosur në Londër. Thuhet se ata kanë blerë një shtëpi 7.5 milionë paund në Chelsea. Sipas burimeve pranë çiftit kjo ka qenë një dëshirë e Rosie, pasi ajo dëshiron të rrisë djalin 4-vjeçar në Londër pranë të afërmve. Kështu që, Jason ja ka plotësuar dëshirën. Burime pranë çiftit kanë thënë se:

Në mes të një pandemie, të dy Jason dhe Rosie thjesht duan të jenë më pranë familjeve të tyre dhe miqve në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa muajsh, ata më në fund gjetën shtëpinë e ëndrrave dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Rikujtojmë, se ish-engjëlli i Victoria’s Secret është në një lidhje prej 10-vitesh me aktorin e famshëm. Në qershor të 2017-tës ata pritën dhe djalin e tyre, që i vendosën emrin Jack.