Celebrities Gossip Showbiz

Veprimi i fanses për Yll Limanin është kaq i veçantë…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Së fundmi, në një prej koncerteve të tij, një prej fanseve të artistit ka bërë një veprim shumë të bukur. Teksa, këngëtari po performonte në skenë, një vajzë i ka lidhur atletet që Ylli të mos rrëzohej.

Epo, kjo quhet dashuri për idhullin…

Para pak ditëve një prej miqve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai zbuloi për të gjithë një tjetër surprizë. “Tonat” është bashkëpunimi më i fundit i dyshes që ka arritur një super sukses pak kohë pas publikimit.