Këngëtarja e famshme Vesa Luma e cila prej vitesh jeton në Zelandën e Re me Big Basta dhe djalin e tyre të vogël, së fundmi është akuzuar për ndërhyrje estetike.
Si gjithmonë është një ndjekës që kërkon me detaje për të zbuluar ndonjë sekret të vip-ave por që shpeshherë gabon.
Një ndjekëse e këngëtares e ka pyetur atë në Facebook se përse është shpërfytyruar duke menduar se Vesa ka fryrë buzët duke u shfaqur shumë ndryshe.
“S’i kam bërë asgjë…Mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vej maskë, më kishin shku’ lekët kot”, ka shkruar këngëtarja me humor.