Celebrities Fashion

Linja e veshjeve për ekipin e SHBA-ve në Lojërat Olimpike, do të dizenjohet nga Kim Kardashian!

Lojërat Olimpike të Tokios sa vijnë e po afrohen, ato do të mbahen më 23 Korrik dhe ndërsa Ekipi i SHBA-ve drejtohet në lojëra, ata do të duhet të pajisen me veshjet e përshtatshme. Së fundmi, ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian njoftoi se marka e saj e intimove, “Skims” do të dizenjojë veshjet zyrtare të të brëndshmeve, pizhamet dhe rrobat sportve për ekipin.

Në stilin e vërtetë “Skims”, ngjyrat e përzgjedhura do të jenë me tonalitete neutrale në vend të një atyre me ngjyra dinamike të kuqe, të bardha dhe blu. Disa prej seteve intimo, në ngjyrë gri dhe bezhë, vijnë me një vijëzim të bardhë të flamurit amerikan në pjesën elastike. Bokset, të cilët vijnë me një ngjyrë blu dhe gri, kanë gjithashtu të shkruajtur “Team USA” në pjesën e këmbëve. Për të modeluar rrobat, Kardashian zgjodhi notaren Haley Anderson, basketbollisten A’ja Wilson, atleten Scout Bassett, futbollisten Alex Morgan dhe fituesen e medaljes së artë Dalilah Muhammad.

Kim ka shkruar në “Instagram” se:

Që kur isha 10 vjeçe, kam dëgjuar çdo detaj të vetëm për Lojërat Olimpike nga njerku im. Ndërsa do të shikoja atletët teksa garojnë, do të rritesha dhe do të kuptoja përkushtimin dhe nderin e të qënit pjesë e Lojërave Olimpike. Kur mora telefonatën që Skims do të bëhej pjesë e “Team USA”, çdo moment që kam kaluar duke admiruar forcën dhe energjinë e lojëtarëve Olimpikë më erdhi si e plotë menjëherë. Veshjet do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të “Skims” në një koleksion që fillon më 12 Korrik (personalisht, unë kam ja kam vënë syrin kanotjereve të bardha).

Kim Kardashian nuk është e hyrja e re dhe e vetmja e cila është e emocionuar që stilon për Lojërat Olimpike, një hapësirë ku gjigandët e modës si Ralph Lauren dhe Nike priren të dominojnë. Telfar Clemens lajmëroi javën e kaluar se ai do të sponsorizonte Ekipin e Liberisë dhe do të projektonte uniformat e tyre. Ai gjithashtu do të vërë në dispozicion veshje për publikun ‘jo-atletë’, disa nga dizenjot e tij, kështu që të gjithë janë fitues.