Fashion

Ky artikull është për meshkujt që po shkojnë rreth të 40-ave! Disa këshilla si të kujdeseni për stilin, veshjen dhe jo vetëm…

“Nuk janë vitet, zemër. Është lodhja.” Ndoshta po tund kokën në miratim me këto fjalë të arkeologut të guximshëm Indiana Jones (luajtur nga Harrison Ford, atëherë 38 vjeç), pasi i thuhet se nuk është më i njëjti njeri si dhjetë vite më parë. Janë vitet e jetës së vrullshme që lënë gjurmë – dhe, në thelb, ne ndihemi njësoj në moshën 20 si në të 40-at. Por mendojeni këtë: në vitin 2026, do të jemi po aq larg nga viti 1981 (kur doli filmi Raiders of the Lost Ark) sa ky ishte nga viti 1936, viti në të cilin zhvillohet ngjarja. Pra, ndoshta janë edhe vitet që vlejnë.

Të mbushësh 40 ka qenë gjithmonë një pikë kthese. Por për milenialët më të vjetër, “milenialët geriatrikë”, nëse këmbëngulni, që po futen me kokë në dekadën e pestë të jetës, pritshmëritë për sjelljen dhe mënyrën e veshjes janë disi të paqarta. Për brezat më parë, 40 vjeç do të thoshte… plak. Shumë plak. Mendoni për baballarë me “punë serioze”, që ktheheshin në shtëpi me kostume dhe kravatë. E megjithatë, sot 40-vjeçarët që veshin kapele, bluza me kapuç dhe atlete moderne, ndihen – dhe duken – ende të rinj. Apo jo?

Por, do të vijë një moment që e përmbys gjithë këtë ndjesi. Mund të jetë një flok gri që sapo shfaqet. Apo kur një referencë kulturore nuk kuptohet më nga kolegët e rinj. Ose një dalje e rrallë, ku muzika është shumë e lartë dhe të gjithë janë përgjysmë moshe dhe të veshur fiks si ti kur ishe në atë moshë. Rrethi 20-vjeçar i modës të ka kapërcyer. Bota ka ecur përpara. Por mos u tremb, bëj një hap pas, merr frymë thellë dhe shihe me perspektivë.

Kur shoh brezat e rinj që përqafojnë stilet që vishja në të njëzetat, më kujton se dizajni i mirë është i përjetshëm. Nuk më kap nostalgjia, thjesht më përforcon idenë që stili personal është ta bësh diçka tënden, pa rëndësi dekada.

Pra, para se të fillosh një “krizë të moshës së mesme” nëpër blerje me influencë TikTok-u, ja çfarë duhet të dish për t’u veshur me stil në të 40-at. Lajmi i mirë? Tani ke përvojën që të ndihmon shumë.

01. Prano realitetin tënd të ri

Kur arrin të 40-at, duhet ta njohësh mirë trupin tënd, çfarë të shkon dhe çfarë përfaqëson personalitetin tënd. Je marka që dëshiron të përfaqësosh. Do të bëhesh më selektiv, duke investuar në pjesë që përputhen me vlerat e tua dhe që i rezistojnë kohës. Sekreti? Vetëbesimi i natyrshëm.

Aaron Levine, stilist, drejtor artistik dhe konsulent mode, thotë:

Duhet të jesh i sigurt për mjetet që ke në dorë dhe si t’i përdorësh ato. Unë zgjedh pjesë klasike, të menduara mirë dhe të rehatshme. Pa shfaqje të tepërta. Një palë këpucë të mira, një orë klasike, një bluzë cilësore dhe një xhaketë navy. Bëhet fjala për investime që ia vlejnë për përdorim të gjatë.

02. Gjej një rrobaqepës

“Meshkujt shpesh mendojnë se nëse blejnë rroba të shtrenjta, mjafton. Por nuk është kështu,” thotë Shakaila Forbes-Bell, psikologe mode. “Duhet t’i përshtasësh rrobat trupit. Rrobat e paqepura mirë mund të të bëjnë të dukesh më i vjetër.”

Rrobat duhet të përqafojnë trupin, jo të luftojnë me të. Përshtatja e gabuar të plak më shumë se çdo gjë tjetër.

03. Vish xhinse

Rregulli i vjetër për burrat mbi 40 që nuk duhet të veshin xhinse? Harroje. “Sigurisht që mund të vish xhinse,” thotë Davis. Thjesht zgjidh modelin që të shkon.

Artist Takashi Murakami ka stil të mrekullueshëm, i do xhinset e gjera.

04. Fokusohu poshtë brezit

“Meshkujt shpesh harrojnë pjesën e poshtme të veshjes,” thotë Davis. “Ndërkohë që xhaketat dhe këmishat me dizajne tërheqin gjithë vëmendjen. Por ndonjëherë, një palë pantallona të mira me pala dhe një bluzë e thjeshtë janë kombinimi më i bukur.”

05. Nuk janë vetëm trendet që ndryshojnë…

Në të 40-at, edhe trupi fillon të ndryshojë. “Qëndrueshmëria në stil është e rëndësishme, por ngurtësia jo,” thotë Hounkponou. “Duhet të përshtatemi, jo të dorëzohemi.”

Biseda me veten është çelës për ta përballuar këtë ndryshim. Në vend që të thuash ‘Nuk mund ta vesh këtë sepse më është rritur barku’, thuaj ‘Nuk dua ta theksoj këtë pjesë sot, ndaj do të vesh diçka që nxjerr në pah krahët e mi’. Kjo mënyrë të ndihmon ta vlerësosh gardërobën që ke.

06. Koha nuk pret

“Forty is watch-buying time,” thotë eksperti i orëve Chris Hall. “Është momenti për të investuar në një orë klasike, jo për të ndjekur trende.” Për të apasionuarit, është koha për të përmirësuar koleksionin. “Ndalo së koleksionuari për sasinë – zgjidh cilësinë.”

07. Kontrollo arkivat e tua

“Vetëm pse nuk e ke veshur një rrobë prej kohësh, s’do të thotë që nuk është më për ty,” thotë Forbes-Bell. “Shpesh gjejmë vetveten në rrobat që dikur i kemi dashur.”

08. Njih veten

“Ka një ide që burrat e gjejnë ‘look-un’ e tyre dhe i përmbahen gjithë jetën,” thotë Davis. “Në fakt, duhen dekada për ta zbuluar. Por kur e gjen, është çliruese – larg stresit të ndjekjes së trendeve.”

09. Mos u dorëzo

“Gabimi më i madh është të dorëzohesh nga moda,” thotë Cabral. “Stili është pasqyrë e vetes tënde. Duhet të evoluojë, jo të zhduket.”

Ndjekja e trendeve është e kushtueshme dhe qesharake. Askush s’ka problem me çfarë vesh ti. Vish atë që të bën të ndihesh mirë. Përveçse po shkon në varrim me tuta – atëherë, eja në vete.