Celebrities Gossip Showbiz

Vetëm Mozzik mund të vijë me të tilla ide! Reperi paralajmëron projektin e ri në mënyrën më të veçantë

Para pak ditësh Getinjo paralajmëroi albumin më të ri që pritet të lançojë e duket se i vëllai po e ndjek nga pas. Teksa Mozzik është duke publikuar këngët e albumit “No Rich Parents” në bashkëpunim me ish- partneren e tij Loredana, reperi ka zbuluar se do të vijë me një tjetër album, këtë herë solo.

Megjithatë, jo vetëm kjo surprizë, por mënyra se si Mozzik e ka bërë këtë me dije është tepër e veçantë dhe kjo nuk është çudi kur bëhet fjalë për reperin.

2022 ALBUM SOLO KA ME KON. Mezi po pres me nda me juve

Për këtë album do na duhet të presim pak në fakt, pasi reperi ka lajmëruar se do të publikohet vitin e ardhshëm. Edhe pse ai  nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër ne jemi me padurim në pritje të albumit të Mozzik.

Kujtojmë se së fundmi, Mozzik ndodhet në Brezovicë me disa nga miqtë e tij për pushime. Teksa ka publikuar një video ku shfaqej teksa bënte xhiro me motor me një mikun e tij, pas pak minutash reperi i hitit “Madonna” ka treguar se motori i tyre u përplas. Fatmirësisht asnjë dëmtim nuk ka pësuar as Mozzik dhe as miku i tij.