Celebrities Gossip Music Showbiz

Fansat “çmenden” në mes të qytetit! Drake fsheh datën e albumit në akull, çfarë po ndodh në Toronto?

Reperi kanadez Drake ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të zbuluar detaje nga albumi i tij i ri, duke surprizuar fansat në Toronto.

Artisti ka vendosur një strukturë gjigante akulli në qytet, brenda së cilës ndodhet e fshehur data e publikimit të albumit të tij të ardhshëm, “Iceman”. Sipas tij, gjithçka do të zbulohet vetëm pasi akulli të shkrihet.

Data e publikimit është brenda

-ka shkruar Drake në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë kureshtjen e fansave.

Pas këtij njoftimi, dhjetëra admirues u mblodhën rreth instalacionit, duke tentuar ta zbulojnë sekretin para kohe.

Disa prej tyre u përpoqën ta thyenin akullin me mjete të ndryshme, ndërsa të tjerë përdorën metoda më kreative si tharëse flokësh, flakë apo edhe zjarre të vogla kampi për ta shkrirë më shpejt.

Megjithatë, nëse këto përpjekje nuk japin rezultat, parashikohet që struktura të shkrihet natyrshëm brenda rreth shtatë ditësh, duke zbuluar përfundimisht datën që fansat presin me padurim.